Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë hedh poshtë raportimet se në Kosovë do strehohen afganë “të papranueshëm”


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rrëzuar raportimet e mediave se SHBA-të synojnë të transferojnë në Kosovë afganët të cilët janë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet një deklarate, ambasadë e vendosur në Prishtinë ka thënë se disa raportime të mediave ka krijuar përshtypje të pasaktë te lexuesit se “Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara”.

“Kjo nuk qëndron”, thotë ambasada.

Disa media amerikane raportuan më parë kanë raportuar se SHBAtë planifikojnë të dërgojnë në Kosovë një numër afganësh ndaj të cilëve duhet të bëhet disa verifikime shtesë.

Sipas ambasadës amerikane, procesi përmes të cilit afganët aplikojnë për viza të veçanta emigruese ose status refugjati në SHBA është kompleks.

Disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme dhe dhënies së të gjitha informatave që kërkohen për t’u kualifikuar për hyrje të menjëhershme sipas ligjit të SHBA-ve“, thuhet në deklaratë.