Vendosni fjalën kyçe....

Debati në Komision mes Dumës dhe Denajt: Po mbani peng Komisionin, votoni për shtyrjen e mbledhjes


Grida Duma është përplasur me Anila Denajn në Komisionin e Shëndetësisë, ku po diskutohet Akti Normativ për kompensimin e çmimeve. 

Pak më herët, kryetarja e Komisionit Grida Duma kërkoi që të hidhet në votim shtyrja e mbledhjes.

“Të shtyhet mbledhja për të sjellë dokumentacionin.”- tha ajo. Por më pas nuk po e hidhte këtë në votim.

Pas një debati, Denaj insistoi që Duma ta hidhte në votim por kur kjo po refuzonte vendosi ta merrte vetë situatën në dorë. Në cilësinë e zv/kryetares së Komisionit, Denaj hapi votimin, duke u rrëzuar shtyrja, por më pas Sekretaria konfirmoi se ky proces shpallej nga kryetarja dhe jo ajo.

PJESË NGA DEBATI

Duma: Kështu është kur ndahesh në palë. Themi ta shtyjmë këtë mbledhje dhe të na sillni dokumentacionin shtesë. Pa nëj faturë financiare ekzakte s’mund të marrim asnjë qëndrim. Ndaj ne kërkojmë listën e atyre kompanive.

Denaj: E kemi aprovuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, si komision përgjegjës, dhe të gjitha debatet jo në këtë formë, kanë ndodhur. Kostoja financiare u artikulua.

Vasili: Ne kërkojmë rregullueshmërinë. Jam i detyruar që të kujtoj se ky Parlament, por s’ka ndodhur kurrë që Komisioni përgjegjës jep vendimin pasi komisionet shprehen. E meqenëse ndodh logjika e faktit të kryer, votat e mundësojnë, por këtu jemi jashtë çdo procedure. Të jemi objektiv, nga kaq në kaq…vota bën mrekullira, por dhe hatara. S’ka faturë financiare aproksimative. S’mund të jetë, edhe dy, edhe një. Votojeni, s’ka vështirësi, por nuk është serioze. Si do shkojë ky akt në Kuvend? Ne opozita kërkojmë korrektesë. Ne s’themi dot se; s’ka gjë. Por se themi, se ka gjë. Është rritur vaji 3 herë. Ky është fakt. S’po gënjej. Po kështu dhe ai kamioni që i shpie në punë, është rritur karburanti. Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta. Gojën s’ua ndalim dot më njerëzve, se gojën ta hap halli.

Duma: Ju mund të doni ta hidhni në votim, por s’mund të hedh në votim kërkesën për informacion. S’ka lidhje shtyrja. Mos më trego se ça do bëjë, se e di vetë. Rregullorja parashikon kërkesën e informacionit.

Denaj: Hidhet në votim shtyrja. Ju lutem. Në momentin kur nuk hidhet në votim shtyrja, bëni kërkesë. Pas propozimit tuaj kërkoj që të hidhet në votim shtyrja. Shërbimet duhet të na ndihmojnë juridikisht në këtë proces. Ne jemi përgjegjës për të diskutuar këtë diskurs.

Duma: Të marrim vendim për atë që është dhënë vendim. Është marrë, e keni kaluar në seancë.

Denaj: Duhet të hidhet në votim kërkesa për shtyrje.

Duma: Se çfarë bëhet, atë e di unë.

Denaj: Kërkojmë hedhje në votim, pastaj të tjerat.

Vasili: Ju keni ngritur kërkesën për informacion. Dhe unë po ashtu. Të drejtën që të sugjerojë dhe për të paraqitur sugjerime e kemi. Ka detyrë që komisioni të shqyrtojë. Votojeni vetë dhe hajde, mos e sillni këtu fare. Pse quhet për dhënie mendimi’. Ndaj përcillen këto shqetësime.
Denaj: Ne sot kemi për detyrë që të japim mendimin tonë. Zoti Vasili, mundem…

Duma: Jo nuk mundeni më. Nuk mundeni, pa jua dhënë unë fjalën. Pas vërejtjes time do jua jap fjalën. Po them diçka tjetër. Ne po kërkojmë; duam informacion zyrtar të saktë. Mbi atë informacion zyrtar të saktë, do kemi sugjerime tona dhe do i parashtrojmë ato në komision. Anila pse bën zhurmuesin? Ça halli keni?

Denaj: Ju po bëni diskursin tuaj personal, bëjeni në Kuvend.

Duma: Çfarë diskursi personal po bëj? Po sillem normalisht. Nuk lejoj askënd që të flasë me urdhërore. Ju mund të jeni, por rregullat nuk janë sasi.

Denaj: Mos e mbani peng komisionin

Duma: Atëherë qetësi! Rregullat nuk janë çështjes kartoni. Rregullorja përfshin faktin q kërkohet informacion. Nuk na kompleksoni, as nëse jeni 3 veta më shumë apo më pak. Bëjmë 5 minuta pushim, mbylleni

Denaj: Në mënyrë absolute rregullorja e Kuvendit zbatohet. Unë kërkoj që të vazhdojë mbledhja, të kalohet në votim për shtyrje. Pse mbahet peng komisioni i shëndetësisë për kryetarin? Po mbroni me diskurse duke mbajtur peng.

Duma: Ça kam personale këtu? Personale mund ta keni ju.
Denaj: Të vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Kush e hedh në votim?! Unë. Do hedhim në votim shtyrjen. Nuk shtyhet… (votohet)

Duma-sekretarisë: Kush e hedh në propozim shtyrjen?

Sekretari: E hedh kryetarja

Duma: Atëherë për ça po flitet. Po ça kujtoni ju se ajo që është e dukshme se doni t’i jepni oligarkëve? Nuk ka shtyrje, duam dokumentet. Pikë mbaroi!