Vendosni fjalën kyçe....

Përvjetori i vdekjes së Katsifas, ndalohen 13 grekë në Kakavijë


Sot është përvjetori i vdekjes së minoritarit grek Kostandinos Katsifas. Mesha përkujtimore po mbahet në kishën e fshatit në Bularat por familjarët kanë kërkuar që të mos lejohen gazetarët. Në Bularat sot ka një prani të madhe të mediave greke dhe shqiptare. 

Policia ka ndaluar 13 shtetas grekë në kufirin e Kakavijës të cilët po hynin në territorin shqiptar për ceremonialin e 1 vjetorit të vdekjes së Katsifas.

Sipas policisë kufitare, dy prej të ndaluarve ishin shpallur non grata ndërsa pjesa tjetër nuk e kanë justifikuar dot hyrjen në Shqipëri. Sakaq janë ndaluar edhe banderolat.

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë hyrë në territorin shqiptar 2700 automjete vetëm përmes kufirit të Kakavijës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *