Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 37-vjeçari në Lezhë, u përplas me makinë


Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik Lezhë-Milot.

Një 38-vjeçar me iniciale P.Gj., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, pranë fshatit Manati.

Në aksident është lënduar bashkëudhëtari i viktimës, 27-vjeçari me iniciale N.Gj.

Njoftimi

“Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”