Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta kryesore zviceriane thirrje të huajve në katër gjuhë: Vaksinohuni


Një nga gazetat kryesore në Zvicër, ‘Blick’, u ka bërë thirrje shtetasve të huaj që punojnë e jetojnë në Zvicër që të vaksinohen.

Ajo i ka kushtuar faqen e parë mesazhit drejtuar të huajve, duke e shpërndarë atë në katër gjuhë, në shqip, serbisht, në gjuhën e Eritreas e atë portugeze.

Ndërsa vendi po përballet me një rritje të numrit të të prekurve nga lloji i ri i Covid-19, ai Delta, numri i të vaksinuarve është ende i ulët.

Mesazhi në fjalë është shpërndarë nga katër mjekë me origjinë shqiptare, italiane, eritrease e portugeze.