Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nëse qeveria i vendos çmimet siç i do populli, për një muaj falimentojmë


Ndërsa para zyrës së tij protestohet, kryeministri Edi Rama po mban një takim me fermerët ku ka komentuar rritjen e çmimeve.

Rama tha se nëse çmimet rriten në të gjithë botën, këtë nuk mund ta ndalë dot asnjë qeveri. Por ajo që mund të bëhë qeveria, është të monitorojë dhe të bëjë transpararencë. Ai madje shtoi se nëse qeveria i vendos siç i do populli, do të falimentonte për 1 muaj.

“Sot janar-shkurt i këtij viti me këtë efekt brenda kemi 14 % plus eksporte krahasuar me një vit më parë. Nëse qeveria e vendos çmime siç i pëlqen populli për një muaj falimenton çdo gjë këtu. Si do të ndodhte sikur të vendosej urdhër sikur ju grurin që prodhoni ta shisni më pak, çfarë do ndodhte? Do të falimentonit.

Por nga ana tjetër qeveria ka të drejtën të bëjë transparencë dhe të monitorojë çmimet për karburantin dhe çmimet bazë. Por e gjithë kjo njerëzit duhet ta kenë të qartë se nëse rritja ndodh në të gjithë botën, nuk ka qeveri që e ndal dot…

Shikoni karburantin sot se çfarë ndodh në shumë vende të Europës. Ka pasiguri të madhe që e ka çoroditur tregun.”– u shpreh Rama.