Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi historik, Afrika i bashkohet G20-s si anëtare e përhershme


Në ditën e parë të samitit të G20, Bashkimi Afrikan është ftuar të bashkohet si një anëtar i përhershëm.

Samiti i G20 po mbahet në Indi, ku marrin pjesë liderët Joe Biden, Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron.

Dy emra të mëdhenj – Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës – nuk janë në samit, por me përfaqësues të pranishëm në emër të tyre.

Udhëheqësit po diskutojnë çështje duke përfshirë ndryshimin e klimës, sigurinë ushqimore dhe ristrukturimin e borxhit për vendet më të varfra, sipas BBC.

Kryeministri indian Narendra Modi shpreson se një samit i suksesshëm do të rrisë imazhin që ai dëshiron për Indinë si një fuqi globale përpara zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm.

Por mosmarrëveshjet rreth Ukrainës mund ta bëjnë të vështirë për liderët që të bien dakord për një deklaratë të përbashkët.