Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta dirigjenti shkodran Kujtim Alija


Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë dirigjenti Shkodran Kujtim Alija.

Alija ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Dirigjenti drejtonte qendrën kulturore të fëmijëve në Shkodër.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!

Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.