Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri vizitohet në qeli nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme greke


Theoharis Lalakos, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Greqisë, ka qenë sot në mesditë në ambjentet e paraburgimit të Vlorës dhe ka bërë takim me Fredi Belerin.

Raportimet nga mediat bëjnë me dije se takimi ka qenë rreth 20 minuta dhe më pas ai është larguar.

Greqia zyrtare ka qenë refraktare dhe ka përshkallëzuar reagimin ndaj autoriteteve shqiptare për arrestimin e Fredi Belerit, i cili fitoi bashkinë e Himarës nga qelitë e burgut ku ndodhet për akuzën e blerjes së votave që prej datës 12 maj.