Vendosni fjalën kyçe....

“Mirësevjen në shtëpi” – Kristiano Ronaldo një hap larg rikthimit te Manchester United


Kristiano Ronaldo është rikthyer te Mançester United.

Lajmi është dhënë nga mediat sportive në Itali e Angli, sipas të cilave ‘djajtë e kuq’ i kanë ofruar 28 milionë Juventusit, që më herët kishte kërkuar 30 milionë euro për kartonin e portugezit.

Më herët, ekipi tjetër i Mançesterit, Siti, u tërhoq nga gara për luzitanin.

Ky i fundit pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Mancester United ku do fitojë 25 milionë euro në sezon plus bonuset.

Ronaldo rikthehet te Mançesteri, me të cilin ka luajtur në vitet 2003-2009 para se të transferohej në Spanjë te Reali i Madridit.