Vendosni fjalën kyçe....

Pamje apokaliptike, miliarda karkalecë “pushtojnë” Arabinë Saudite e Jemenin (Videot)


Banorët në Arabinë Saudite dhe Jemen janë përballur me pamjen befasuese të një tufe gjigante prej afro 360 miliardë karkalecash, ndërsa janë paralajmëruar se një tufë edhe më e madhe po vjen së shpejti.

Tufa masive e karkalecave me afërsisht madhësinë e Manhatanit ka shkaktuar dëme në vlerë dhjetëra miliona dollarë, duke shkatërruar Afrikën Lindore në një nga shpërthimet më të këqija prej dhjetëvjecarësh.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar mbi 75 milionë dollarë për të trajtuar krizën e shfaqur të shkaktuar nga trazira.

Përhapja e insekteve është shkaktuar nga një seri ciklonesh të kohëve të fundit, të cilat prodhuan kushte ideale të mbarështimit për ta.

Ministria e Mjedisit e Arabisë Saudite ka paralajmëruar banorët të mos hanë asnjë prej karkalecave pasi ata me shumë gjasë janë të infektuar me pesticide toksike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *