Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja e PD-së në Zvicër me Dritan Zaganin (FOTO)


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka takuar në Zvicër ish-shefin e Antidrogës Dritan Zagani, i pari që denoncoi publikisht lidhjen e Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë.

Nuk dihet nëse Hajdarmataj ndodhet për pushime apo për punë në Zvicër, por shoqërohet nga bashkëshorti i saj.

“Fundjavë politike. Me Zaganin idhtarin e antikrimit politik”, shkruan ish-deputetja krahas një fotoje që ka publikuar.

Zagani është një emër i njohur për përplasjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ishte i pari që denoncoi publikisht lidhjen e tij me klanin e Habilajve në Vlorë.

Pas përplasjeve që ish-shefi i Antidrogës shqiptare Dritan Zagani pati në vendin tonë me ish-ministrin, ai u strehua në Zvicër ku ka fituar azil politik. 

Ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj një vit më parë ndërmori një nismë, duke ngritur një rrjet grash me potencial të cilat mund të mbështesin gra të tjera në Shqipëri, përmes angazhimeve të tyre në fusha të ndryshme.

E frymëzuar nga Kombet e Bashkuara për fuqimimin e gruas, Mimoza ka hapur së fundi Qendrën ”Gratë në Shërbim Publik” dhe tani vazhdon aktivitetet në kuadër të kësaj nisme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *