Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon faza e dytë e Superligës, Partizani kampion i dimrit


Superliga shqiptare ka mbyllur fazën e dytë të kampionatin duke konfiguruar edhe pretendentët për titullin kampion.

Në javën e fundit të fazës së dytë Kukësi e ka mbyllur me fitore ndërsa Partizani është ndalur në barazim 1-1.

Kukësi fitoi 2-0 ndaj Kastriotit në shtëpi me gola të Limajt dhe Reginaldos.

Në sfidën tjetër Partizani ka barazuar me Luftëtarin. Për Partizanin shënoi Mala ndërsa  për gjirokastritët Ymeraj.

Duke mbyllur kështu fazën e dytë, Partizani ndodhet në vendin e parë me 37 pikë i ndjekur nga Kukësi me 34 dhe Teuta me 33. Kampionët në fuqi të Skënderbeut e mbyllën në vendin e katër me 30 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *