Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori special John Durham do padisë punonjësit e FBI-së për mashtrim lidhur me hetimin për bashkëpunimin e pretenduar Trump-Rusi


Prokurori special amerikan John Durham thuhet se po ngre akuza penale kundër disa punonjësve të nivelit të ulët të FBI-së dhe njerëzve që dhanë këshilla të rreme në hetimin e vitit 2016 të lidhjeve të pretenduara ruse me fushatën presidenciale të ish-residentit Donald Trump.

Durham ka paraqitur dëshmi para një jurie të madhe, të cilat mund të çojnë në ngritjen e aktakuzave në këtë rast, raportoi Wall Street Journal të premten, duke cituar njerëz të paidentifikuar të njohur me hetimin. Associated Press konfirmoi raportin, duke cituar gjithashtu burime të paidentifikuara.

Disa nga provat që thuhet se janë duke u shqyrtuar kanë të bëjnë me këshilla të rreme në lidhje me lidhjet e supozuara midis fushatës Trump dhe Alfa Bank të Rusisë. Sigurimi i informacionit të rremë për FBI-në është i paligjshëm.

Ish-prokurori i përgjithshëm William Barr caktoi Durhamin në maj të vitit 2019 për të hetuar origjinën e hetimit të FBI-së për bashkëpunim të mundshëm midis fushatës Trump dhe operativëve rusë. Barr njoftoi emërimin e tij të Durham si këshilltar special në dhjetor 2020 për të siguruar që hetimi të mund të vazhdojë pasi demokrati Joe Biden mori detyrën si president muajin e ardhshëm.

Raporti i shumëpritur mbi hetimin e Durham pritet të përfundojë në muajt e ardhshëm, por mund të shtyhet, tha Wall Street Journal. Shumë mbështetës të Trump kishin pritur që raporti të bëhej para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar, duke rritur shanset e Trump për të mposhtur Biden, por këto shpresa u shkatërruan kur Barr përjashtoi publikimin e rezultateve të hetimit para zgjdhjeve në tetor.

Hetimet e mëparshme nga Kongresi dhe Departamenti i Drejtësisë (DD) gjetën shkelje në mënyrën se si FBI mori urdhër për të vëzhguar ndihmësin e fushatës së Trump, Carter Page. Hetimi i Durham çoi në një aktakuzë kundër ish-avokatit të FBI -së Kevin Clinesmith, i cili u deklarua fajtor për ndryshimin e një e-maili që u përdor për të aplikuar për një nga çështjet. Ai u dënua në janar me 12 muaj prove dhe 400 orë punë në shërbim të komunitetit.