Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy persona në Fier


Dy persona janë arrestuar në Fier.

Në pranga kanë rënë 58-vjeçari Dashnor Brahushaj e 51-vjeçari Kudret Brahushaj, banues në fshatin Floq të Fierit pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre policia ka gjetur rreth 700 gramë të dyshuara kanabis si dhe një armë gjahu pa leje.

Njoftimi

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Dashnor Brahushaj, 58 vjeç dhe Kudret Brahushaj, 51 vjeç, banues në fshatin Floq, Fier. Arrestimi i këtyte shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e vjetër të shtetasit Dashnor Brahushaj, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë me 700 gram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe me 1 armë gjahu pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.