Vendosni fjalën kyçe....

“Mbretëresha e burgut” – Jeta pas hekurave e gjyshes 67-vjeçare britanike që u kap me 2 milionë euro kokainë në Indonezi


Gjyshja britanike e kontrabandës së kokainë Lindsay Sandiford ka jetuar jetën si “mbretëresha” e burgut të Balit, ku ka qenë në dënim me vdekje në pritje për më shumë se një dekadë.

Sandiford, 67 vjeçe, gëzon përfitime të veçanta, duke përfshirë darka me biftek të pjekur paksa dhe punët me shtiza për shoqet e saj të burgosura, të cilët e kanë quajtur “Mbretëresha e Burgut Kerobokan” në Indonezi.

Ajo është burgosur që nga viti 2013 për përpjekjen për të kontrabanduar kokainë me vlerë rreth 2  milionë euro në Indonezi në valixhen e saj.

Shoqja e qelisë së gjyshes kontrabanduese të kokainës, një grua indoneziane e cila ka qëndruar pas hekurave për dy vjet pasi u shpall fajtore për korrupsion tha: “Ajo është gjyshja e burgut, Mbretëresha”.

Sipas saj. Saniford është e vetmja e burgosur që lejohet të porosisë biftek për darkë nga kafeneja e burgut.

“Ajo e porosit atë mesatarisht të pjeekur, zakonisht një herë në javë,” tha shoqja e qelisë së Sandiford.

Britanikja Sandiford duhet nga të gjithë të burgosurat e tjera, tha shoqja e saj e qelisë për The Mirror.

Sandiford filloi të merrte privilegje në burg, pasi u lejua të merrte një dyshek në vend që të flinte në dysheme.

Më pas asaj iu dhanë enët e saj të gatimit, pasi nuk e shijonte ushqimin në burg. Duke qenë se Lindsay i pëlqen shumë çokollatat e zeza, asaj iu sollën çokollatë dhe perime të freskëta nga mbështetësit e saj.

67-vjeçares mund t’i konvertohet dënimi me vdekje në dënim me burg përjetë për shkak të një ndryshimi ligji të futur në janar.

Ajo u mëson të burogosurave të tjera se si të thurin triko e çorape me shtiza dhe gjithashtu u tregon atyre se si të kujdesen për veten.

Gjyshja është e mbyllur në një nga burgjet më të ashpra në Indonezi dhe në vendin e shumë trazirave vdekjeprurëse, i njohur në mënyrë ironike si “Hotel K”.

Transportuesja e drogës Sandiford u kap duke fluturuar në Bali nga Bangkok me 4.5 kilogram kokainë në valixhe në vitin 2012.

Kontrabandistët përballen me dënime të rënda në vend pasi rreth 80 për qind e popullsisë së burgut janë të mbyllur për akuza droge në pritje për t’u ekzekutuar, sipas Mirror.