Vendosni fjalën kyçe....

Interi ‘i hedh grepat’ Insigne-s


Interi po bëhet gati të rrëmbejë Insigne-n nga Napoli.

Zikaltërit që kanë humbur disa emra të rëndësishëm deri tani në merkato po përpiqen të bëjnë disa afrime për të ruajtur ekuilibrat në ekip duke qenë se kërkojnë të mbrojnë titullin kampion.

Napoli kërkon 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit po sipas mediave sportive italiane mund të largohet edhe për 25 milionë euro.

Lojtari kërkon të rrisë pagën nga 4.5 milionë euro në 6 milionë euro në sezon por drejtuesit e Napolit nuk duken të gatshëm për këtë.

Kërkesa për Insigne-n ka pasur edhe nga Zeniti e Evertoni e do pritet fundi i gushtit për të mësuar stacionin e radhës për 30-vjeçarin.