Vendosni fjalën kyçe....

Rama për spitalin që do ndërtojë Erdogani në Fier: Puna nis javën tjetër


Gjatë vizitës së tij në Fier, kryeministri Edi Rama foli lidhur me ndërtimin e spitalit të ri të qytetit, që është premtuar nga presidenti turk Erdogan.

Ai i kërkoi kryebashkiakut Armando Subashi që të vërë në dispozicion gjithçka pasi javës tjetër pritet të fillojë puna.

“Javës tjetër fillon puna, vijnë të hënën njerëzit e ngarkuar për të bërë matjet, projektin janë duke e bërë gati. Ne duhet t’i vëmë në shërbim gjithçka. Kjo punë duhet të bëhet sa hap e mbyll sytë. Po ta arrijnë ata për tre muaj shkëlqyeshëm, nëqoftëse nuk e arrijnë të mos jetë për fajin tonë.”- tha Rama.

Rama thotë se shërbimi në këtë spital do të jetë falas dhe se shqiptarët në vend që të ikin në Turqi mund të marrin këtu të njëjtin shërbim si në Stamboll.

 “Spitali i Fierit do t’i shërbejë të gjithë Jugut të Shqipërisë. Për një periudhë kohë do të administrohet nga burimet njerëzore të sistemit shëndetësor të Turqisë. Shefat e pavionëve do të jenë të gjithë turqë. Do të jetë pjesë e rrjetit të spitaleve publike të Shqipërisë. Nuk do këtë asnjë ngarkesë për qytetarët. Do jetë shërbim falas. Do bëhet në këtë formë derisa të transferohet tërësisht te mjeket dhe administratorët tanë.

Burimet njerëzore do administrohen nga vet ata, do rekrutohen mjekët dhe infermierët me gjithë standardet e duhura. Në vend të ikin në Turqi do të mund të vijnë këtu dhe të kenë të njëjtin shërbim si të jenë në mes të Stambollit. Ky spital do ndërtohet për tre muaj. Do përcaktojmë me urgjencë zonën. Zona duhet të jetë domethënëse, duhet të jetë në anë të autostradës, të ketë infrastructure.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *