Vendosni fjalën kyçe....

Irani merr nën kontroll dronët amerikanë (Video)


Irani njoftoi se ushtria e vendit arriti të marrë në kontroll disa avionë të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara.

Për të provuar këtë pretendim, Teherani ka publikuar një video që duket e kapur nga kamerat e avionëve luftarakë.

“Shtatë apo tetë dronë që fluturonin vazhdimisht në Siri dhe në Irak u morën nën kontroll, ndërsa të dhënat e tyre u kopjuan nga ushtria iraniane,” tha gjeneral Amir Ali Hajizadeh, i cituar nga agjencia e lajmeve FARS.

Në videon tre minuta të gjatë, duket droni amerikan i modelit MQ-9 Reaper që pasi humb kontrollin përplaset në tokën.

Irani është i njohur për ndërhyrjet e tij në sistemin e avionëve të telekomanduar ushtarakë të ShBA-së.

Në vitin 2011, Garda Revolucionare, uli thuajse të paprekur një avion luftarak t; telekomanduar amerikan model RQ-170.

E pyetur nga mediat për pretendimet e ushtrisë iraniane, zëdhënësja e Pentagonit, komandantja Rebecca Rebarich, tha:

“Ne jemi në dijeni të raportit dhe nuk kemi ndonjë gjë për të shtuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *