Vendosni fjalën kyçe....

21 viktima nga përmbytjet në Kinë


Përmbytjet e shkaktuara nga shira të dendur kanë vrarë të paktën 21 persona dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur në pjesët qendrore të Kinës, njoftuan mediat lokale të premten.

Rreth 8,000 njerëz janë prekur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën qytetin Liulin në provincën Hubei të Kinës që nga e mërkura, thanë autoritetet për agjencinë shtetërore të lajmeve, Xinhua.

Ujërat u ngritën në 3.5 metra për shkak të reshjeve të vazhdueshme në Liulin, sipas departamentit të mbrojtjes civile në zonë.

Më herët në korrik, të paktën 302 njerëz u vranë për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve në provincën qendrore Henan të Kinës.