Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Markut: Zbardh krimet zgjedhore, duhen ndëshkuar pavarësisht në i ka kryer Ulsiu a Damiani


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i ka kërkuar Kryeprokurores së përkohshme, Marku, që të hetojë e zbardhë dosjen 184 e 339 për zgjedhjet në Dibër e Durrës.

Bardhi thekson se blerja e votuesve, kanosja e tyre e presioni mbi administratën janë krime që duhen ndëshkuar pavarësisht kush i kryen.

Në fund zyrtari i lartë demokrat thekson se koha për drejtësi është tani.

‘Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *