Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje qytetarëve nga Librazhdi: Vaksinohuni që të jemi të përgatitur për sezonin e vjeshtës


Sekretari i Përgjithshëm i PS-ës, Balla, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Ai e bëri deklaratën nga Librazhdi, ku theksoi se vaksina është e vetmja mënyrë për të qenë të përgatitur për sezonin e vjeshtës.

“Duhet të nxisim të gjithë njerëzit që të bëjnë vaksinën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të përgatitur për sezonin e vjeshtës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë e Kuvajtit për mbështetjen që na dha për ndërtimin e kësaj Qendre Shëndetësore, në mënyrë të veçantë Emirin e Kuvajtit që kanë treguar gjithmonë solidaritet dhe mbështetje ndaj Shqipërisë.” – tha ndër të tjera Balla.