Vendosni fjalën kyçe....

Katër personave në Elbasan u kërkohet të plotësojnë formularin e pasurisë


Ditën e sotme, policia u ka dërguar formularin e burimit të pasurive katër personave në Elbasan.

Ata janë Afrim Tarelli, Vangjel Kondili, Mehmet Shahini e Dashamir Bahidi.

Të gjithë personat e lartpërmendur janë dënuar më herët për trafik lëndësh narkotike, vjedhje e shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *