Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen nëntë persona në Durrës


Nëntë persona janë arrestuar në Durrës 24 orët e fundit.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme si shitje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje, vjedhje, dhunë në familje e drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen dhe ndalimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme me vete, kanë ndaluar në lagjen nr.1, Durrës, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. O. Gjatë kontrollit në ketë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 25 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, pas ndalimit të mjetit tip “BMW”, që drejtohej nga ky shtetas, gjatë kontrollit të ushtruar në të u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.Z., 37 vjeç dhe G. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.18, Durrës, u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa pajisje hidrosanitare në banesën e shtetasit A. N.;

F.V., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi në Karpen, Shijak, duke punuar roje në një fabrikë private, ka vjedhur naftën e mjeteve që kishte në ruajtje;

L.R., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe vajzës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.C., 28 vjeç dhe F. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S.K., 28 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.