Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët pushtojnë qytet pas qyteti, Biden thirrje afganëve: Luftoni për vendin tuaj


Talibanët kanë kapur edhe dy kryeqytete të tjera provinciale në Afganistan, duke marrë kontrollin e tetë qyteteve të mëdha në vetëm katër ditë në mes të një vale të pamëshirshme sulmesh, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden u kërkon afganëve të luftojnë për vendin e tyre.

Pas një sërë sulmesh të martën, grupi militant pushtoi qytetin Farah në jugperëndim – kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër – si dhe kryeqytetin e provincës Baghlan, Pul -e -Khumri, i vendosur vetëm 200 kilometra nga kryeqyteti Kabul. Zyrtarët lokalë pohuan se qytetet në fjalë kishin rënë në duart e talibanëve.

Duke iu përgjigjur fitimeve të fundit të talebanëve, Presidenti Joe Biden këmbënguli se nuk i vinte keq për vendimin e tij për të tërhequr forcat amerikane nga vendi pas një fushate 20-vjeçare, duke u thënë gazetarëve se plani ‘nuk do të ndryshojë’.

Ai gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve afganë të bashkohen për të mbrojtur vendin e tyre, duke argumentuar se ata ishin të pajisur mirë për ta bërë këtë.

“Kemi shpenzuar mbi 1 trilion dollarë për 20 vjet. Ne jemi trajnuar dhe pajisur me pajisje moderne mbi 300,000 forca afgane,” tha Biden gjatë një konference për shtyp.

“Kemi humbur mijëra ushtarë, kemi shpenzuar shuma të mëdha. Ata duhet të luftojnë për veten e tyre. Luftojnë për kombin e tyre.” – theksoi Biden.