Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në pyjet e Voskopojës, helikopteri niset për të shuar flakët


Një zjarr ka përfshirë masivet me pisha në zonën e Voskopojës në Korçë.

Zjarri ka rënë në zonën mes Krushovës dhe Shipkës dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Për të shuar zjarrin është dërguar një helikopter ku ndodhet edhe vetë Ministri i Mbrojtjes.

Gjithashtu janë angazhuar edhe zjarrfikës nga toka për të shuar zjarrin.