Vendosni fjalën kyçe....

“Jep sa para kërkojnë vetëm të vriten” – Detaje të reja nga bisedat mes biznesmenit Gjoka dhe Bajrave


Detaje të reja janë zbuluar nga mediat nga arrestimet e SPAK ditën e djeshme të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-policit Ardit Hasanbega dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të tjerëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se biznesmeni Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve.

Gazetarja Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.