Vendosni fjalën kyçe....

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen nga burgu 313


Arbër Çekaj (majtas), Fatmir Pjetri (djathtas)

Dy të burgosur në ambientet e paraburgimit në burgun 313 në Tiranë kanë tentuar të arratisen.

Arbër Çekaj i arrestuar për sasinë rekord të kokainës së ardhur nga Ekuadori të kapur në kontenierët që transportonin banane për llogari të kompanisë së tij dhe Fatmir Pjetri i burgosur për disa grabitje i njohur si grupi i “Babagjyshëve” kanë tentuar të largohen nga burgu.

Ata kanë shfrytëzuar momentet e ajërimit duke tentuar të kalojnë në sheshpushimin e administratës me një çarçaf.

Tentativa e tyre ka dështuar pasi janë pikasur nga policia e burgjeve.