Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Petro Koçit për duart e krimit në tenderat në Fier, reagon Subashi: Deputeti nuk bëri insinuata për Bashkinë, mediat spekuluan


Kryetari i Bashkisë të Fierit, Armando Subashi në deklaratën për mediat mbi situatën e rëndë me djegien e mbeturainave në këtë qytet u pyet edhe mbi akuzën e rëndë të deputetit të zgjedhur të PS-së Petro Koçi se krimi ka futur duar në tenderat e këtij qyteti.

Subashi tha se me deklaratën e deputetit është abuzuar nga mediat pasi ai asnjë moment nuk ka bërë sinuatë për Bashkinë.

Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu po abuzon, me dashje apo pa dashje. Të lutëm, këto diversione nuk i bën me PS. Në asnjë moment, në deklaratat e deputetit Koçi nuk bëhet asnjë sinuatë për Bashkinë. Janë problem në parim. Nuk jemi kundër tyre, edhe ne i mbështesim. Ku ka abuzime të hetohet dhe secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Për mua ka qenë një spekulim i pastër i shumë mediave, me dashje apo pa dashje kanë shtrembëruar një shqetësim ndoshta real, ose z.Koçi e mendon që është real dhe ta kanalizojnë drejt Bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryebashkiakut ky është lajm. Kjo është një abuzim. Edhe ju që bëtë pyetjen bëtë abuzim, me dashje apo pa dashje.

Kryebashkiaku i Fierit përgënjeshtroi pretendimet se SPAK ka shkuar në zyrat e bashkisë,

“SPAK nuk ka qenë në bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë”-pohoi ai