Vendosni fjalën kyçe....

“Merz të mbështesë shqiptarët kundër resortit të klanit të korruptuar Trump” – Deputeti gjerman


Deputeti Bundestagut gjerman, Anton Hofreiter, i ka kërkuar qeverisë gjermane që të mbështesë popullin shqiptar kundër projekteve për resorte luksoze nga persona të lidhur me ato që ai i quan “klani i korruptuar Trump”.

Hofreiter, që është njëherazi kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Parlamentin Gjerman thekson se resortet në fjalë shkatërrojnë një deltë kritike ku jetopjnë specie të rralla dhe të mbrojtura kafshësh ndërsa shton se integrimi I Shqipërisë në BE rrezikohet nga shkelja e ligjeve evropiane.

“Jo vetëm në Bosnjë Hercegovinë, po edhe në Shqipëri, klani i korruptuar Trump po kërkon të çojë përpara interesat e tij ekonomike. Ata po shkatërrojnë një deltë lumi ku jetojnë specie të rralla dhe të mbrojtura të kafshëve përmes një resorti luksoz. Njerëzit në Shqipëri po protestojnë masivisht kundër kësaj Ata nuk duan që klani i korruptuar Trump të shkatërrojë vendin e tyre dhe së dyti, ky shkatërrim duke shkelur ligjet evropiane për mbrojtjen e natyrës rrezikon edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 80-90% e njerëve në Shqipëri duan që vendi të anëtarësohet në BE. Për këtë arsye ata nuk duan integrimi të shkatërrohet nga interesat afariste të ngushta e të korruptuara të klanit Trump. Prandaj pres nga qeveria gjermane që të mbështesë Komisionin, mbështesni njerëzit në Shqipëri që e drejta evropiane të vlejë në Evropë dhe jo interesat e klanit të korruptuar Trump.” – thotë ai në një videomesazh.