Vendosni fjalën kyçe....

Ademi i kërkon Veliut llogari për vrasjet në Shkodër, si u largua kreu i Policisë mes debatit (VIDEO)


Vetëm pak ditë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi dhe dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, kanë debatuar ashpër, saqë ky i fundit është larguar në mes të bisedës që po filmohej nga kamerat.

 Ademi: Këto na shqetësojnë shumë, janë përtej të qenit PD, PS e parti të tjera. Ne kemi një situatë problematike në Shkodër, e duhet të bëjmë diçka. Unë nuk e di se çfarë, nuk jam specialiste por kam detyrë ta them me zërin e lartë se frika është e madhe. Bandat kriminale, janë larje hesapesh e me radhë. Shteti ka në dorë dhe duhet të marrë përgjegjësinë ta ndalojë. Kjo do të thotë që krimi merr zemër. Po shkojmë drejt një pasigurie absolute, gjë që është frikshme për të gjithë qytetarët. Po flas me zemër, ofroj gjithë bashkëpunimin. Ne kemi trupa policore të specializuara, janë përpjekur të punojnë por duhen gjetur mënyra efikase. Ju uroj suksese prefektit dhe drejtorit të ri të policisë do ta kenë bashkëpunimin!

Forcat e policisë, drejtuesit e policisë përveç Albana Çelës kanë pasur vullnetin e mirë të bashkëpunojnë. Kjo as që diskutohet në Shkodër. Nuk është çështja e vullnetit të një personi. Nuk është aspak politike dhe atë që e them unë e them edhe përpara kamerave, edhe pas kamerave. Them këtë, që nuk e bëjnë as 3 vetë që e duan Shkodrën dhe punojnë me vetëmohim, dhe as një polici e vetme në Shkodër. Duhet të ketë forca të specializuara. Ne duhet të parandalonim ngjarjen.

Veliu: Edhe njëherë të lutem…

Ademi: Në këtë histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë ngrënë plumbin.

Veliu: Unë s’jam politikan, jam drejtori i Përgjithshëm, kur isha këtu jave nuk më the këtë opinion, nëse situata ndryshon për një javë atëhere kjo është.

Ademi: Thashë forcat e policisë janë të përgjegjshme dhe duhet të jenë të përgjegjshme. (Veliu largohet) Po ju s’mund të largoheni kështu. Nuk është e përgjegjshme. Nëse nuk e shqetëson qeverinë atëhere për  mua nuk ka problem. Është i gjithë pushteti në presion./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *