Vendosni fjalën kyçe....

Partizani e mbyll rrugëtimin në Evropë, Bazeli e mund edhe në Elbasan Arena


Partizani e ka mbyllur me humbje turin e dytë të Conference League duke u mundur edhe në sfidën e kthimit nga Basel.

Në Elbasan Arena, zviceranët e Basel fituan me rezultatin 0-2.

Në sfidën e parë të luajtur në Zvicër, rezultati u mbyll me shifrat 3-0.

Golat në këtë sfidë u shënuan nga Stocker dhe Arthur.

Taulant Xhaka ishte në formacionin e Basel nga minuta e parë. Në këtë sfidë u aktivizua edhe lojatri i përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegrova.