Vendosni fjalën kyçe....

“Draghi si Hitleri” – Protesta në mbarë Italinë kundër pasaportës Covid-19 (Video)


Protestat kundër planit të qeverisë italiane për të futur pasaportat shëndetësore Covid-19 u mbajtën në më shumë se 80 qytete në mbarë vendin.

Rreth 3,000 persona u mblodhën në Romë, ndërsa 5,000 në Torino, kryeqyteti i rajonit veriperëndimor të Piemontes, ndërsa protesta më të vogla u mbajtën gjetkë në të gjithë vendin, thanë mediat italiane.

Njerëzit dolën në rrugë për të denoncuar planin e qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Mario Draghi për të prezantuar pasaportën shëndetësore. Dokumenti shërben si provë që një person ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, ka dalë negativ për Covid-19 në 48 orët e fundit ose është riaftësuar nga virusi.

Duke filluar nga 6 gushti, vetëm mbajtësit e ‘Pasaportës së Gjelbër’ do lejohen në kafene, restorante, palestra dhe shfaqje në ajër të hapur.

Protestuesit e shohin masën si diskriminuese. Disa marshuan me tabela që shkruanin, ‘Draghi njësoj si Hitleri’ dhe ‘Liri, Nuk ka më diktaturë’, ndërsa të tjerët mbanin flamuj italianë dhe ndezën fishekzjarre.

“Ne i themi jo ‘Pasaportës së Gjelbër’ sepse krijon qytetarë të klasit A ​​dhe të klasës B – ata që kanë të drejta dhe ata që nuk kanë të drejta”, tha një protestues në Romë për agjencinë video të RT Ruptly.

“Kjo është në kundërshtim me kushtetutën e Italisë.” – shtoi ai.

Gazeta La Stampa raportoi se disa pronarë biznesi morën pjesë në protestë, nga frika se futja e masës do çonte në rënie të klientelës dhe do rrezikonte të ardhurat e tyre.

Draghi tha se ‘Pasaporta e Gjelbër’ është e nevojshme për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të ringritur ekonominë. Disa politikanë i kritikuan protestat e së shtunës.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani