Vendosni fjalën kyçe....

Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj


Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e Instituteve Albanologjike që ishin në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.

Një ditë pasi miratoi statutin e ri, Kryesia e Akademisë që drejtohet nga Gjinushi, i hapi udhë ndryshimeve duke zhbërë vendimet për drejtues të bëra me zgjedhje.

Kësisoj, mbështetur në dispozitën kalimtare te Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi që akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë, Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë, Akad. Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc. Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve.