Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët i publikojnë videon: Kjo është fatura 447 milionë euro e Edi Ramës për familjet shqiptare


Nëpërmjet një video të publikuar sot, Partia Demokratike bën të ditur se 447 milionë euro do të jetë fatura e kryeministrit Edi Rama për familjet shqiptare.

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.”, deklarojnë demokratët.

Ata thonë se në 8 prill 2021 kanë depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti” dhe presin që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë sipas tyre përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.