Vendosni fjalën kyçe....

Kodohet me emrin “Crafter 2”, i gjithë operacioni për 35 emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit


Një operacion me emrin “Crafter 2” është zhvilluar nga policia për të arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Operacioni është kryer për 35 emigrantë të paligjshëm që të arrestuarit po transportonin drejt Kukësit.

“Specialistët pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “CRAFTER 2”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.”, njofton policia, e cila shton e në kërkim ëhtë edhe shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.