Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 100 viktima nga përmbytjet në Gjermani (Video)


Pamjet ajrore tregojnë shkallën e shkatërrimit në një fshat gjerman pasi pjesa perëndimore e vendit u godit nga përmbytja shkatërruese këtë javë.

Numri i të vdekurve ka shkuar në më shumë se 100 persona ndërsa në zonë janë dërguar dhjetëra helikopterë e ekipe kërkim-shpëtimi.

Shtëpitë në Insul, Rheinland-Pfalz mund të shihen pjesërisht të zhytura dhe të dëmtuara pasi lumi Ahr doli nga shtrati për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Më shumë se 100 vdiqën në landet Rheinland-Pfalz e Nordrhein-Westfalen raportoi media gjermane të premten, duke cituar burime zyrtare. Ndërsa ka ende qindra persona të zhdukur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë me ritme të larta për të gjetur të humburit e për të shpëtuar ata që janë në rrezik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua të sigurojë mbështetje federale për viktimat.