Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 11 shoferë në vend pezullohen 43 patenta e vihen 1911 gjoba


11 drejtues mjetesh janë arrestuar 24 orët e fundit nga Policia Rrugore.

6 prej tyre janë prangosur pasi janë kapur në timon në gjendje të dehur e 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjatë aksionit të policisë janë bllokuar 43 leje drejtimi nga të cilat 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur.

Për sa u përket gjobave, në mbarë vendin janë vënë 1911 të tilla për shkelje të ndryshme.