Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kultivojë kanabis në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari nga Tirana


Policia e Himarës ka zbuluar një tjetër rast të kultivimit të kanabisit. Një 61-vjeçar nga Tirana me inicialet F.B, u kap në një zonë të pyllëzuar në Dhërmi duke kultivuar lëndë narkotike.

Nuk është e qartë se sa ishte numri i fidanëve të kanabisit, që po përpiqej të kultivonte 61-vjeçari.

“Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.”– thuhet në njoftimin e Policisë.