Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Elbasan, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur


Të shtëna me armë janë regjistruar në Elbasan pasditen e sotme.

Nga të shtënat raportohet se ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e rreth rrotullimit të luleve në këtë qytet.

Mësohet se pas ngjarjes një makinë është gjetur e braktisur në Balldren. Dyshohet se ajo i përket autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.