Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Thumanë-Lezhë/ Makina çahet më dysh, 23-vjeçari shpëton për mrekulli (FOTO)


Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Thumanë-Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti ku një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.”- ka njoftuar Policia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sikurse shihet edhe nga fotografitë që kanë qarkulluar nga vendngjarja, makina i ka hyrë mes përmes bordurës metalike të rrugës dhe për pasojë është ndarë në dysh. Por 23-vjeçari ka arritur të shpëtojë për mrekulli.