Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Qafë-Thanë 39-vjeçari që kërkohet nga Brazili


Arrestohet në Qafë Thanë një 39-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve nga Brazili.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, Faton Vinça pritet të ekstradohet drejt shtetit amerikano-jugor. 

“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut. Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Brazilit.