Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Durrës, policia në ndjekje të autorit


Një plagosje me armë ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit pasditen e sotme.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit shtetasi L.K ka plagosur me armë shtetasin N.Ç.

Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit”-njofton policia.