Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me emigrantët në Milano, Rama: Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë.

Duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë, ai u kërkoi ndjesë qytetarëve që nuk munden dot të futen në sallë, ndërsa shton se nuk do të harrojë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikë se mos ndodhte ndonjë gjë e keqe nga mbingarkesa e shkallëve.

 

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali

Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit

Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përparaE marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata

SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT