Vendosni fjalën kyçe....

UEFA ndëshkon Hungarinë për koret raciste e parrullat kundër LGBTQ


Hungaria do duhet të luajë tre ndeshje pa tifozë si dhe të paguajë një shumë prej 100 mijë eurosh ‘për sjelljen diskriminuese të tifozëve’.

UEFA ka ndëshkuar Hungarinë pas sjelljes së tifozëve të saj  që thirrën kore raciste ndaj lojtarëve me ngjyrë të Francës në ndeshjen e luajtur më 19 qershor në Budapest, e vlefshme për Euro 2020.

UEFA hetoi edhe parrullat e thirrjet homofobike kundër LGBTQ në ndeshjet e tjera të ekipit, ato ndaj Portugalisë e Gjermanisë.