Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohet në lartësinë mbi 1800 metra zjarri në Malin e Tomorrit, e pamundur ndërhyrja nga toka


Një vatër e re zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Malin e Tomorrit. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në lartësinë mbi 1800 metra.

E vetmja mundësi për të vënë nën kontroll flakët është përmes ajrit me anë të mjeteve ajrore ose rënia e shiut. Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nako, ka thënë se është e pamundur të shkohet në këmbë në lartësinë në fjalë e të shuhen flakët.

Para pak ditësh, mali i Tomorrit u dogj për disa ditë me radhë duke djegur më shumë se 25 hektarë pyje e shkurre.