Vendosni fjalën kyçe....

Burri gjysmë i zhveshur i vë flakën kryqit të kishës në Los Anxhelos, më pas varet në linjën elektrike për t’u larguar (Video)


Një burrë i zhveshur nga mesi i sipër u ngjit mbi çatinë e një kishe në Los Anxhelos dhe i vuri flakën kryqit të saj. Siç tregohet nga pamjet e shfaqura në rrjetet sociale personi më pas kalon mbi çatitë e banesave ngjitur largohet duke përdorur një linjë elektrike.

Videot dramatike të kapura nga agjencitë vendase të lajmeve qarkulluan në mediat sociale duke treguar burrin e paidentifikuar ndërsa ai u ngjit në majë të kishës Boyle Heights dhe u përpoq të ndizte një kryq në çatinë e saj.

Individi më pas u përpoq të ikte ndërsa oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes, duke kërcyer të paktën tre çati dhe më vonë duke u kapur në një linjë elektrike para se të zbristë poshtë në mënyrë ë rrezikshme.

Personi në fjalë është ndaluar ndërsa motivet e sulmit ndaj kishës mbeten ende të paqarta.