Vendosni fjalën kyçe....

Me maska e kapele, dalin pamjet e bandës së grabistëve në Sarandë


Kanë dalë pamjet e katër personave që kryen vjedhjen në një banesë në Sarandë. Dy prej personave janë arrestuar ndër dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Në kamerat e sigurisë shihet si dy persona të maskuar me kapele përpiqen të hyjnë brenda shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në lagjen 1 në Sarandë. Fillimisht autorët e dyshuar lëvizin kamerën e sigurisë me një copë dru, në mënyrë që të mos filmojë më pas futen brenda banesës e vjedhin një sasi të konsiderueshme lekësh e sendesh të çmuara.

Në pranga kanë rënë Hilë Memehaj, 25 vjeç, banues në Prizren e Vangjel Pella, 57 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një hoteli. Ndërsa Nderim Ndreca, 26 vjeç si dhe Getoarb Mulliqaj 26 vjeç, të dy banues në Gjakovë janë shpallur në kërkim.