Vendosni fjalën kyçe....

Newcastle kërkon anësorin e Napolit


Newcastle, pas Sandro Tonalit, kërkon edhe xhevahirin e Napolit, Kvicha Kvaratskhelia. Sipas medias saudite WinwinAllSports, duke shpjeguar se fondi i investimeve saudite që zotëron klubin anglez ka vënë në pjatë një ofertë 95 milionë euro për të transferuar futbollistin nga Gjeorgjia.

Pritet një përgjigje nga klubi me president De Laurentiis, i cili tashmë ka hequr Osimhen nga merkato dhe po përgatitet të largojë mbrojtësin Kim-min jae drejt Mynihut.

Kvaratskhelia, një nga arkitektët e Scudetto-s së fituar sezonin e kaluar, është një objektiv i ri për Newcastle, i cili duket se dëshiron të marrë seriozisht afrimin e tij në Angli. Kvara luajti 34 ndeshje këtë sezon, ku shënoi 12 gola dhe asistoi 10 herë.