Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon kërkesën  e PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj


Komision i i Ankimimeve e Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në vendimin e KAS-it thuhet se pas shqyrtimit të kërkesës bazuar në analizën e fakteve e provave të paraqitura, u vendos që kërkesa e selisë blu të rrëzohej. Qerim Ismailaj u denoncua nga PD-së kishte qenë dënuar në Greqi dhe nuk e kishte shënuar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Pavarësisht kësaj, ai mbetet kryebashkiak i Mallakastrës pas vendimit të KQZ e tani të KAS-it.

“KAS në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës ankimore nr.58, bazuar në analizën e fakte dhe provave të administruara me shumicë votash mbështetur ën në nenin  21, gërma b të Kodit Penal vendosi rrëzimin e kërkesë ankimore nr.58 datë 07.07.2021 depozituar nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.422 datë 02.07.2021 të kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues Qerim Ismailaj kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë brenda 45 ditëve.” – thuhet në vendimin e KAS.